Do ketë shtrëngim të masave anticovid? Shefi i Urgjencës Kombëtare ngre alarmin: Ja çfarë pritet në javët e ardhshme
Do ketë shtrëngim të masave anticovid? Shefi i Urgjencës Kombëtare ngre alarmin: Ja çfarë pritet në javët e ardhshme
4 SHKURT 2021
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruat se rastet e reja me covid-19 në vend do vijnë duke u shtuar në javët e ardhshme.
Brataj shtoi për Report tv se nëse infektimet vijnë duke u rritur dhe shterohen kapacitetet nëpër spitale, atëherë do mund të kemi dhe shtrëngim masash kufizuese.
Pyetje: Si e parashikoni situatën, dy javët e ardhshme do të ketë ulje apo rritje të rasteve të reja?
Brataj: Javët e ardhshme do të kemi rritje padyshim.
Pyetje: Do të ketë shtrëngim masash?
Brataj: Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.
Gazeta Sot