“Do marrim punëtorë nga kontinente të tjera”- Rama inspekton procesin e rikonstruksioneve në Durrës: Ata që janë juristë të rrinë te kafja
“Do marrim punëtorë nga kontinente të tjera”- Rama inspekton procesin e rikonstruksioneve në Durrës: Ata që janë juristë të rrinë te kafja
21 shkurt 2020
Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektimin e procesit të rikonstruksionit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama tha se procesi i rindërtimit hap vende pune pafund në këtë sektorë, duke theksuar se do të merren punëtorë nga vende të tjera nëse do të jetë nevoja.
Ai bëri me dije se deri më tani janë bërë mbi 20 mijë aplikime nga banorët e prekur.
Rama: Gjithkush që ka një dëmtim që është konstastuar, duhet të bëjë aplikimin vetë. Janë bërë rreth 20 e ca mijë në total por ka edhe mijëra të tjerë që duhet të aplikojnë. Nëse keni dokumente bashkëngjisni dokumentet, nëse nuk keni thoni që se kam shtëpinë të legalizuar, nuk kam pronë timen, të gjitha.
Rama: Me punëtorët si keni qenë?
Punëtori: Kemi mungesa.
Rama: Vendet e punës që do të hapen në ndërtim janë pafund, në kuptimin e nevojës. Atë që e kapa aty thoshte jemi jurista. Do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe ata të rrinë poshtë tek kafja se janë juristë.
Gazeta Panorama