Do plasë lufta? – Biden thërret urgjent në telefon krerët e BE dhe NATO
Do plasë lufta? – Biden thërret urgjent në telefon krerët e BE dhe NATO
11 SHKURT 2022
Një samit telefonik është thirrur mes liderëve perëndimorë për të analizuar zhvillimet e fundit në krizën në Ukrainë.
Kjo raportohet nga ANSA që citon burime të qeverisë gjermane. Në konferencën telefonike marrin pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti polak Andrzej Duda. Në bisedime do të marrin pjesë edhe krerët e BE-së dhe NATO-s.
Në mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti se ekziston një rrezik real i një konflikti të armatosur në Evropë, duke pasur parasysh se numri i trupave në kufijtë e Ukrainës “rritet” dhe koha e reagimit të një sulmi të mundshëm “zbret”.
Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e “veprimeve hibride”, duke përfshirë ato “kibernetike”, ose një përpjekje për “përmbysjen e qeverisë së Kievit”, duke nënvizuar numrin e madh të agjentëve të inteligjencës ruse të pranishëm në Ukrainë.
Për Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë “në çdo kohë”, edhe gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, që po zhvillohen në Pekin. Ndërsa presidenti Biden në një intervistë për NBC deklaroi se “qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina tani”.
“Nuk është si të kemi të bëjmë me një organizatë terroriste, kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë, është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të çmenden shpejt”, – paralajmëroi ai duke iu referuar kërcënimit rus, ndërsa ambasada amerikane në Kiev lëshoi një alarm të ngjashëm.
Ministri rus i Mbrojtjes Serghiei Shoigu, duke takuar homologun e tij britanik Ben Wallace në Moskë, deklaroi se “situata ushtarake dhe politike në Evropë po bëhet gjithnjë e më e tensionuar” dhe se “nuk është faji i Rusisë”, raporton agjencia e shtypit shtetëror rus TASS.
Vetë Rusia i ka kërkuar personelit jo thelbësor në ambasadën e saj në Ukrainë që të largohen përkohësisht nga vendi.
Gazeta Sot