Do rritet çmimi i biletës apo do ndërpritet fare shërbimi urban? Ministrja Ibrahimaj zbulon lëvizjen që po përgatisin pas paralajmërimit të Shoqatës së Transportit
Do rritet çmimi i biletës apo do ndërpritet fare shërbimi urban? Ministrja Ibrahimaj zbulon lëvizjen që po përgatisin pas paralajmërimit të Shoqatës së Transportit
22 SHKURT 2022
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se pritet të ulen në tryezën e diskutimi me Shoqatën e Transportit, e cila ka paralajmëruar ndërprerje të shërbimit nga 1 Marsi, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Teksa u shpreh se rritja e çmimit të naftës është tranzitore dhe jo e qëndrueshme, ministrja theksoi se mund të ketë dhe një vendimmarrje lidhur me kërkesat e Shoqatës së Transportit, duke qenë se sipas saj, ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia.
“Një non grata që vazhdon sulmet kundër Komisionit me shpresën për të penguar hetimet”, PD del me deklaratën e fortë për Sali Berishën
“Çmimi i naftës do të ulet në…”/ Ministrja Ibrahimaj jep lajmin e mirë dhe i dërgon mesazhin e koduar Presidentit Meta
“Nuk do t’i shpëtoni llogaridhënies”, Jorida Tabaku del me paralajmërimin e fortë para mbledhjes së Komisionit Hetimor: Kush janë…
“Do t’i marrim në shqyrtim kërkesat e shoqatës së transportuesve. Ne mendojmë e besojmë se rritja e çmimeve do të jetë tranzitore, por jo e qëndrueshme. Nuk mund të ndërhyjmë në nisma për efekt të luhatjes së çmimeve, që kanë ndodhur dhe më parë e do të ndodhin dhe në të ardhmen. Për sektorë të veçantë mund të diskutojmë mbi efektet që këto sektorë kanë nga rritja e çmimeve. Patjetër që do të kemi tryeza konsultative me sektorin përkatës, për të diskutuar mbi ecurinë e tyre, mbase dhe për të marrë një vendimmarrje. Sektori i transportit ka qenë i goditur fort nga pandemia. Çmimet e transportit kanë reflektuar goditjen që sektori ka pasur. Ministria e Financave ka mbajtur një qëndrim mbështetës, e ka stimuluar sektorin, duke e nxitur në mënyrë që të mos vuajë pasojat e krizave.
Ne presim që çmimet të jenë kalimtare dhe jo të qëndrueshme”, theksoi ministrja Ibrahimaj.
Gazeta Sot