“Do ta nxjerrim Ramen nga vrima ku është futur”. Luçiano Boçi: – Burracak dhe tradhtar. – Po kërkon mbrojtje nga uniformat blu
2 Shkurt 2023
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi foli jashtë parlamentit, ku bëri të ditur se ka prezencë të shtuar të furgonëve të policisë, që sipas tij kjo tregon se Rama kërkon jo vetëm të fshihet, por edhe të mbrohet nga policia.
“Ka një vendosje të furgonave të policisë, si duket me atë frikën në rritje të zotit Rama, i cili kërkon krahas fshehjes edhe mbrojtje policore. Të gjithë burracakët dhe tradhtarët kanë të njëjtën pamje dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë. Ashtu si Rama fshihen para së të vërtetës dhe godasin kundërshtarin. Atë që nuk e arriti dot me McGonigal tentoi ta rrinte sot duke i mbyllur gojën opozitës”, tha Boçi.
Sipas Boçit, Rama duhet të dalë para drejtësisë dhe të mos bëjë reagime në twitter. Ai po ashtu u shpreh se po mbledhin firma për ngritjen e Komisionit Hetimor.
“Rama duhet të vendoset para drejtësisë, Rama duhet të ishte i pandehur dhe mos lëshojë twitter, që kjo çështja s’ka lidhje me ne. Është përmendur me emër mbiemër kryeministër i Shqipërisë. Ne kemi kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor, janë marrë 23 firma do vazhdojë marrja e firmave. Ne do ta nxjerrim nga vrima ku është futur dhe do hetohet për tradhtinë e lartë dhe sulmet ndaj opozitës”, u shpreh nder te tjera Boçi.
Gayeta Shqiptare