“Do të harroni të merrni brekë dhe kanatiere me vete”, deputeti e lëshon gojën keq në Kuvend: Me kë talleni?
“Do të harroni të merrni brekë dhe kanatiere me vete”, deputeti e lëshon gojën keq në Kuvend: Me kë talleni?
28 MAJ 2020
Pjesë nga fjala e Murrizit:
Sot kalojnë disa akte normative, por janë pjesë e propagandës së qeverisë që në kohën e fatkeqësisë. Ministrja e Financave është larguar që të pajisë me vegla pune punëtorët që u morëm me shembjen e Teatrit, Do të doja të ishte këtu për të më treguar e çfarë do bëhet me këto akte normative.
Do të shtyhen thotë këste për tatimin mbi fitimin. Ti nuk e di sa kanë fitua këta që kanë 5 muaj që kanë mbyllur biznesin. Mendoni që do kenë fitim më 31 mars të viti 2001? Do shtymë thotë që të mos i paguajnë çdo datë 20, për 3 apo 4 muaj, por në asnjë taksë nuk i keni përjashtuar, por i keni gjobitur sipas urdhrave që jep sulltani në darkë dhe mësyni në çdo qepen.
Subjektet edhe pse kanë mbyll qepenat paguajnë miliona për dritat sipas një viti më parë sepse kanë hall se këta të KESH i gjen korona në xhade?? A e dini se 83 mijë qytetarë kanë përfituar nga pagesa e ndihmës. 110 mln euro ku i keni bërë rrush e kumbulla. Do votoni sot për një borxh të marrë që këtu vjen për të marrë vulën e noterit që këtë borxh do ta paguajnë shqiptarët. Ça është ky borxh, ku kanë shkuar 174 mln euro? Keni shkuar rreth 10 mld euro borxh. Propagandë dhe hipokrizi me tërmetin. Keni bërë ndonjë plan rregullues për Thuamnën, për Durrësin, Krujën, Fushë-Krujën?
Edhe ata të tërmetit të parë i keni në çadra akoma. Sa shtëpi janë ndërtuar në Thumanë, akoma nuk keni pastruar mbeturinat. Në Durrës keni shemb pallatet dhe i keni nxjerrë jashtë vetëm se atje banonte motra e ish-ministres.
Tjetër pallat priste për t’u prishur, tjetër keni prishur. Shqiptarët i keni mbyll me arrest shtëpie deri më 23 qershor. Rregulloni çfarë keni për të rregulluar se shqiptarët po shkojnë drejt një krize të paparë. Deri në fund të viti në buxhet do mungojnë 1 mld euro. Na numëroni turistë emigrantë që futen në sistemin TIMS edhe në korrik dhe në dhjetor. Me kë talleni ju? Qindra biznese çdo ditë falimentojnë dhe ju vetëm talleni me shqiptarët. Talleni edhe me sovranitetin e votës së qytetarëve shqiptar. Pse keni frikë të shkoni para shqiptarëve? Strukeni si struci.
Zoti Balla ke deklaruar se do i jepet mundësi të gjithë emigrantëve të votojnë. Çfarë të shtyu që u tërhoqe. Një ditë shqiptarët do vendosin vetë dhe këtu nuk do vijnë më manekinë që nuk ja ka parë njeri surratin në asnjë katund. Nuk mund t’i mbani përjetësisht, ku të ngrihen shqiptaret do ju duket ’97 mjaltë, do harroni të merrni brekë e kanotiere me vete. Të gjithë së bashku, jeni zero para fuqisë së popullit shqiptarë dhe shpresoj së shpejti do ta provoni, ju ne dhe të gjithë ata që janë tallur me këtë popull.
Gazeta Sot