“Do të kemi përplasjen e…”. – Kikia “zbërthen” prapaskenat për Portin e Durrësit: – Përfundojmë në arbitrazh nëse…
23 Nentor 2022
Gazetari Mentor Kikia deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se ndërprerja e grantave nga BE për Portin e Durrësit nuk është një lajm i mirë, por është një vendim i arsyeshëm pasi qeveria ka në plan ta transferojë portin tregtar në Porto Romano.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Kikia tha se s’ka sens të investosh për një port, kur ekziston mundësia që në një të ardhme të afërt ai të prishet.
Më tej, Kikia tha se mund të lindin probleme me planet e qeverisë për transferimin e portit tregtar në Porto Romano me prishjen e kontratave koncensionare dhe se mund të përfundojmë në arbritrazh duke humbur akoma dhe më shumë para.
Granti i tërhequr është pjesë e një investimi për zgjerimin modernizimin e portit aktual si port tregtar, për të thelluar portin, për të përmirësuar përpunimin dhe shpejtësinë dhe në kushte që qeveria nuk ka në plan që portin e Durrësit ta mbajë si port tregtar dhe do ta transferojë në Porto Romano atëherë në mënyrë krejtësisht të arsyeshme ky donacion tërhiqet se s‘ka sens të financosh një projekt në një port që nesër do prishet. Njësoj si të restaurosh një shtëpi në një pallat që do prishet. Ndërprerja nuk është asnjëherë një lajm i mirë. Problem më i madh që mund të lindë në raport me kompanitë investuese është me kompanitë që kanë marrëveshje koncensionare me qeverinë. Berisha iu referua njërës prej kontratave, por ka dhe të tjera se ka për përpunimin e kontejnerëve etj. Nëse nesër jepet urdhër që Porti të mbyllet si port tregtar dhe të zhvendoset në Porto Romao ku një tjetër autoritet tjetër do menaxhojë, kontratat prishen dhe mund të përfundojë në arbitrazh dhe shteti do të vazhdojë të humbasë.
BE nuk ka të drejtë të vendosë veton për projekte me karakter ekonomik, por BE mund të mbajë shënim rrjedhën e bashkëpunimit ekonomik të qeverisë me ekonomi që s’kanë transparencën e duhur për një projekt që është porti i jahteve. BE mund të mos frenojë projektin ndërtimor por mund të kondicionojë marrëveshje të tjera ekonomike në kushtet që qeveria ofron asete të mëdha kompanive që nuk deklarojnë pronare se janë të regjistruara offshore.
Gazeta Sot