“Do të ndërtohet siç ishte dhe aty ku ishte”. – Basha konfirmon qëndrimin për Teatrin Kombëtar: Ja plani që kemi për kulturën dhe mbështetjen për artistët
5 mars 2021
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka garantuar qytetarët se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte.
Gjatë një takimi që Basha zhvilloi me qytetarë të njësisë 9 në Tiranë tha se do t’i qëndrojë angazhimit të marrë pak kohë më parë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.
“Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte”, – tha Basha ndërsa zbuloi se për kulturën dhe artin në tërësi ka një plan të detajuar.
“Është trupi, është shpirti, është dhe mendja, e ti po flet për kulturën po flet për shpirtin. Ne për kulturën kemi një program për ti mbështetur artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave europiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj”, tha ndër të tjera Basha.
Gazeta Panorama