“Do të pendoheni për dëshmitë kundër Thaçit, e dimë ku jeni”, kështu Baton Haxhiu po kërcënon dëshmitarët…
“Do të pendoheni për dëshmitë kundër Thaçit, e dimë ku jeni”, kështu Baton Haxhiu po kërcënon dëshmitarët…
1 NËNTOR 2021
Ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK së, i ka dal në mbështetje njeriu i afërt i tij, Baton Haxhiu, pasi Specialja refuzoi lirimin me kusht të Thaçit.
“Është banale të mbahet kryetari i shtetit dhe ish-kryetari i Kuvendit dhe të akuzohen se mund të dëmtojnë provat. Në Kosovë ka kaluar që moti frika e njerëzve dhe askush nuk guxon që të sulmojë dëshmitarët. Përveç kësaj, asnjë nga dëshmitarët nuk jeton në Kosovë”, është shprehur Baton Haxhiu, duke shtuar se ngritja e Gjykatës Speciale është ndërtuar vetëm për një njeri, dhe ai është Hashim Thaçi.
E kjo deklaratë e Baton Haxhiut ka nxitur reagimin e profesor, doktor Enver Bytyçit.
Sipas tij, Haxhiu është njeriu që ka kërkuar të Serbisë t’i falen krimet kundër shqiptarëve.
“Para 17 muajsh Baton Haxhiu pati habit edhe Berat Buzhalen, kur në televizionin e tij tha: Duhet t’ia japim veriun e Kosovës Serbisë! Duhet t’ia falim krimet kundër Shqiptarëve Serbisë! Duhet të merremi vesh me Serbinë që ta zhbëjmë gjykatën e Hagës! Pra në këmbim të mbylljes së Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë, sipas Baton Haxhiut Kosova duhej të paguante me territore dhe me faljen e gjakut të shqiptarëve të pafajshëm”, ka shkruar Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.
Lidhur me deklaratën e Haxhiut se Gjykata Speciale është ngritur vetëm për Hashim Thaçin, Bytyçi thotë se vet Thaçi ishte iniciator për formimin e Speciales.
“Këtë përfundim e nxjerr çdokush që ka dëgjuar prej Batonit deklaratën e ditëve të fundit se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë është ngritur vetëm për Hashim Thaçin. Në fakt ajo është një gjykatë e ngritur prej Hashim Thaçit. Tash na del se Hashimi ka ngritur gjykatë për vetën e tij, madje ekskluzivisht për vetën e tij, sepse dëshironte më mirë të jetonte në Hagë sesa në Prishtinë”! Absurditet më të madh nuk ka!”, thuhet ndër tjerash në postimin e Bytyçit.
Bota Sot