“Do të plasë lufta në periudhën e Krishtlindjeve në Ballkan!”, mediat franceze publikojnë shkrimin e fortë, ja çfarë mund të ndodhë në vijim
“Do të plasë lufta në periudhën e Krishtlindjeve në Ballkan!”, mediat franceze publikojnë shkrimin e fortë, ja çfarë mund të ndodhë në vijim
28 TETOR 2021
Mediat franceze kanë ngritur ‘alarmin’ për situatën në Ballkan.
Ato ngrenë pyetje për një luftë në periudhën e Krishtlindjeve në Ballkan!
Në mediumin francez, “Courrier des Balkans” është publikuar një analizë për situatën në Bosnjë e Hercegovinë. Shpërbërja e këtij shteti duket shumë e mundur dhe anëtari serb i Presidencës së BeH, Millorad Dodik po përpiqet praktikisht për ta arritur këtë qëllim.
Republika Srpska ka hyrë në një logjikë të shkëputjes. Nga ana kroate, Çoviq dëshiron të imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese. A ka filluar tashmë ndarja? Do të ketë luftë për Krishtlindje? Kështu përshkruhet analiza e Aline Cateux nga ky medium.
Milord Dodik kishte vite që fliste për këtë dhe Republika Srpska hyri në një logjikë shkëputjeje. Nga ana kroate, Dragan Çoviq dëshiron ta imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese, shkruan “Cateux” në analizën e saj, duke hamendësuar nëse ka filluar tashmë ndarja e Bosnjë-Hercegovinës.
Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik ka konfirmuar së fundmi se ai nuk do të heq dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas.
Kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq së fundmi shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në BeH”, i themeluar në mënyrë jo-kushtetuese në vitin 1991. Nga atje, ai tha se Dodiku mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar.
Në një konferencë shtypi, Dodik e quajti Daçiqin politikan që është “shumë kompetent” për situatën në BeH dhe që është gati ta ndihmojë RS kur të jetë e mundur.
Dodik rikonfirmoi këmbënguljen që parlamenti i RS të miratojë ligje në ditët në vijim që do t’ia “rikthejnë” njësisë kompetencat e transferuara në nivelin e Bosnjës si shtet. “Të jeni të sigurt se do ta bëjmë”, deklaroi Dodik.
Gazeta Sot