Do zgjerohet harta? – “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”
22 Gusht 2022
Ushtarëve britanikë u është thënë të përgatiten për të luftuar në Lindje. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta britanike “Metro”, përmes një artikulli ku thuhet se ushtarët duhet të paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre.
Oficeri i urdhrit Paul Carney tha se ushtarët duhet të përgatisin familjet e tyre për mundësinë e dërgimit në Ukrainë për të luftuar kundër rusisë.
Ai u shpreh se ushtria e Mbretërisë së Bashkuar tani “po e formësonte veten për të përballuar kërcënimin nga Rusia dhe është e gatshme të kundërshtonte çdo agresion”.
“Ka ardhur koha të përgatisni familjarët për mundësinë e dërgimit në Lindje”, u ka thënë ai ushtarëve britanikë.
Ai tha se bota ka ndryshuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin më 23 shkurt – gjashtë muaj më parë – dhe trupat britanike “duhet të përgatiten për realitete të reja”.
“Dua që të gjithë të kontrollojmë se jemi fizikisht të aftë për operacione. Dhe është gjithashtu e rëndësishme që të përgatisim të dashurit dhe familjet, të cilët shpesh kanë rolin më të vështirë në mungesën tonë”, u shpreh ai.
Gazeta Sot