“Doktorit do ia liroja postin”- Meta: Nëse Berisha do të jetë kryeministër, unë do të jem zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm!
17 Prill 2024
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi u shpreh i sigurt se do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, tha se do t’ia lirojë postin Sali Berishës nëse ‘ata nuk bëjnë këtë lojë me doktorin’.
Meta tha se nëse Berisha do të jetë kryeministër, vetë do të jetë zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm.
Ai tha se nuk do të qëndrojë më jashtë qeverisë, siç ka ndodhur herët e kaluara.
“Doktorit ia liroj, doktori është doktori, janë 10 vende bosh dhe e përshëndes, por ata mund të bëjnë këtë lojën me doktorin dhe do detyrohem të bëhem vetë kryeministër.
Por po u bë doktori kryeministër do jem zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm.
Nuk rri më Kryetar Parlamenti dhe jashtë qeverisë, në mënyrë që ministrat që do të jenë atje t’i bëjnë politikat sipas qejfit dhe t’i mbajë kostot partia e lirisë dhe Ilir Meta siç ka ndodhur herët e kaluara”, tha Meta.
Gazeta Panorama