Dokument: -Protestë e krerëve të Mirditës, Pukës, Kthellës, Malësisë së Lezhës dhe Lurës drejtuar të plotfuqishmëve të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit me kërkesën për njohjen e autonomisë. krahinore, si dhe të së drejtës për krijimin e një shteti autonom
Dokument: -Protestë e krerëve të Mirditës, Pukës, Kthellës, Malësisë së Lezhës dhe Lurës drejtuar të plotfuqishmëve të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit me kërkesën për njohjen e autonomisë. krahinore, si dhe të së drejtës për krijimin e një shteti autonom
18 qershor 1878.
Protestë e krerëve të Mirditës, Pukës, Kthellës, Malësisë së Lezhës dhe Lurës drejtuar të plotfuqishmëve të Fuqive të Mëdha1 në Kongresin e Berlinit me kërkesën për njohjen e autonomisë. krahinore, si dhe të së drejtës për krijimin e një shteti autonom .
. . . Ne të nënshkruarit, krerë e pleq të Mirditës, të Pukës, të Ohrit të Vogël, të Malësive të Lezhës, i lutemi … asaj konsullate të nderuar, që të ketë mirësinë t’u transmetojë dhe t’u parashtrojë sa. më parë zotërinjve të plotfuqishëm në Kongresin Evropian në Berlin lutjen tonë si më poshtë vijon:
Vendet tona, sikurse dihet, janë rregulluar dhe janë qeverisur kurdoherë me ligjet e veta dhe për pasojë, në fakt, kanë gëzuar autonominë. Prandaj ne lutemi që kjo autonomi të njihet zyrtarisht edhe nga Fuqitë e Mëdha Evropiane dhe Puka, Ohri i Vogël, Malësitë e Lezhës dhe Lura të bashkohen me Mirditën dhe të mbeten nën komandën e menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë të kryetarit tonë shumë të dashur, të natyrshëm dhe trashëgimtar, Prenkë Bibë Dodës. Vendet tona herë pas here e kanë shfaqur dëshirën e përbashkët për të formuar një shtet të njohur autonom të vetëm me Mirditën dhe një dëshmi e veçantë janë faktet që kanë. ndodhur prej dy vjetësh e këtej, prandaj shpresojmë se aspiratat tona, me qëllim që edhe të mund të ecim në fund të fundit në rrugën e përparimit dhe të qytetërimit që aq shumë e dëshirojmë, do të merren parasysh dhe do të kenë miratimin e zotërinjv;e të plotfuqishëm në Kongresin e Berlinit. . .
Me besim se ajo konsullatë e nderuar do të ketë mirësinë t’i japë një mbështetje të fortë dhe rrugë të shpejtë kësaj lutjes sonë, kemi nderin të shprehim ndjenjat e respektit më të thellë…
Llesh Mar Shtiefni plak.
Llesh Gjeta.
Ndue Lleshi
Per Ndoj
Per Nikolla.
Llesh Ndoka.
Gjergj Gjoka.
Per Deda krye.
Per Nikolla
Llesh Mash Preni.
Per Gjergji
Kolë Ndoka
Prek Kola plak.
Nikollë Ndreca krye.
Ohri i Vogël
Llesh Preka krye
Nikollë Gjeta.
Bush Shuli
Mark Ndue Gjeta krye.
Bib Gjoka
Marka Gjini
Llesh Doda
Ndue Per Doda krye
Gjok Gega plak
Gjin Gega
Kros Maca.
Geg Deda
Malësia e Lezhës
Geg Preni krye
Geg Marku
Jak Ndoi
Kol Toma
Simoh Leka krye
Prend Nikolla
Dedë Paloka
Gjergj Dushi plak
PUKA
Pjetër Smaili plak
Kolë Marashi
Ndue Mar Nikolli
Prenkë Pali krye
Gjokë Gjergji plak
Ndrec Preni
Pjetër Mirashi
Kolë Rexha
LURA
Kolë Bushi krye
Dedë Vladi
Dedë Vladi
Selman Reçi
Ali Meria
Hasan Ajazi
Ali Limani plak
HHStA, PA, Konsullata e Shkodrës, XXXVIII /226, 230, 235, 240, 243, 248. Shtojcë e informacionit të konsullit të Austro-Hungarisë në Shkodër Lipih, datë 24 qershor 1878 pr. 60; AIH, mf. A-797, f. 55-56, pr. 60. AMAE, epe, ishte mohimi i autQll10misë kombëtare të Konsullata e Shkodrës, vëll. 21, fl. 156 TV. Fo-195, 337, x154383. Përkthyer nga origjinali italisht.
1) Kjo lutje u është dorëzuar njëkohësisht konsullatave franceze, angleze, italiane dhe austro-hungareze, në Shkodër.
2) Kuptohet se këtu kemi të bëjmë me një kërkesë të Malësive për njohjen e autonomisë së tyre. Në këtë drejtim ndikonin si krerët feudalë me Prenkë Bibë Dodën në krye, ashtu dhe politika e Fuqirve. të Mëdho!l, veçanërisht Austro-Hungarisë dhe Francës, që synonin të mbandn «pI’otektoIatin fetar» mbi popullsitë katolike të Perandorisë Osmane.
Kongresi i Berlinit nënshkoi një protokoll të veçantë për «privilegjet dhe liritë e posaçme» të Mirditës në kuadrin e Perandorisë, por kjo nuk mund të barazohet me autonominë shqilptare, sepse ngrihej mbi partikulariunin lokal.