“Një urdhër i thjeshtë administrativ, ku kërkohej të bëhej gjithë kartelizimi për studimin shkencor të fondit të Muzeut Historik Kombëtar, rizbuloi ipsanet e Gjon Vladimirit, shenjtit kryeprerë, duke bërë të ringjallet një histori mbi njëmijë vjeçare, e cila gjithnjë është ndërthurur ngushtë me legjendën.”
Një dokumentar që hedh dritë mbi historinë dhe shenjtërimin e Gjon Vladimirit, Proncit shqiptar, i cili shpesh është etiketuar nga historiografia sllave edhe si sllav, por që nuk është vërtetuar kurrë si i tillë.
Historia e shkurtër e jetës së tij dhe gjithçka që ndodhi më pas, shenjtërimin, endjen e eshtrave të tij
|
Ne interviste Melsi Labi |
nga Kraja në Durrës e deri në varrosjen përfundimtare në Manastirin e Shijonit pranë Elbasanit, të cilin princi Karl Topia e ngriti për nder të këtij shenjtori.
Gjeneza e tij dhe përcaktimi si një princ shqiptar jepen nëpërmjet argumentave bindëse; një princ shqiptar, i shenjtëruar dhe i adhuruar nga shqiptarët.
“Po kush ishte Gjon Vladimiri? Në histori, Gjon Vladimiri njihet si princi i shekullin XI në krahinës së Krajës pranë Ulqinit dhe po aq afër Shkodrës. E gjithë krahina ka qenë dhe është e banuar nga popullsi iliro-shqiptare. Ai u lind në fshatin Vladimir të Krajës e cila sot administrativisht bën pjesë në Malin e Zi. Babai i tij, Nemani, ka qenë mbret i
|
Ne interviste Reshat Gega |
Ilirisë, Malit të Zi, Dalmacisë, Bosnjës dhe i disa krahinave të Greqisë deri afër Prevezës. Nëna, Ana Romea kishte gjithashtu origjinë mbretërore nga fiset e Tribalëve të Arbërisë. Thënë shkurt: një princ që i përkiste Ilirisë.
Kur Gjon Vladimiri trashëgoi fronin, ishte epoka e ekspasionit bullgar të car Samuelit, i cili pushtoi Shqipërinë, Maqedoninë dhe Thesalinë, duke arritur deri afër Kostandinopojës.
Kur Car Samueli i Bullgarisë deshi të pushtonte tokat e Dalmacisë, princi Gjon u ngjit me ushtrinë e tij në malin e Oblikës. Cari bullgar i dërgoi një lajmëtar për ta bindur princin të dorëzohej, por ai nuk pranoi. Pasi u tradhtua nga një njeri i tij, GjonVladimiri u kap rob dhe u dërgua në Ohër ku ishte dhe oborri i carit.
Këtu historia merr një tjetër rrjedhë. Samueli kishte një vajzë, të quajtur Kozara, e cila vizitonte
|
Ne interviste Dorian Koci |
vazhdimisht burgjet, u lante këmbët të burgosurve e u jepte ngushëllim. Aty ajo njohu Gjon Vladimirin me të cilin u dashurua. Kozara i kërkoi të atit të martohej me princin e burgosur. Dikur Cari e pranoi kërkesën e së bijës. Me synimin për ta pasur aleat ai i dha Gjon Vladimirit si prikë, sundimin mbi ish-principatën e tij, por dhe i dhuroi disa toka nga territori i Shqipërisë së asaj kohe.
Në fillim të shek. XI, perandori i bizantit, Vasili II, i shpalli luftë mbretërisë bullgare. Në këtë luftë Gjon Vladimiri u bashkua me Bizantin. Më 29 korrik 1014, në betejën që u zhvillua në brigjet e Strumicës Vasili II e shpartalloi ushtrinë e Samuelit. Pas humbjes cari bullgar vdiq nga hidhërimi. Djali i tij, Gabriel Radomiri mori pushtetin, por u vra një viti më pas nga vëllai i tij prej nëne, Ivan Vladislavi. Ky i fundit, pasi mori fronin e Bullgarisë, u përpoq të shtrinte ndikimin edhe në mbretërinë e kunatit të tij, Gjon Vladimirit.
Si historia, ashtu edhe legjenda thonë se ai e ftoi Gjonin për një vizitë në oborrin e tij në Ohër dhe pas një kurthi, tentoi t’í priste kokën me shpatë. Por meqenëse një gjë e tillë nuk funksionoi, Gjon
Vladimiri i dha shpatën e tij me qëllim që kunati i pabesë ta çonte deri në fund mëkatin e tij të madh. E megjithëse koka iu pre, legjenda thotë se, të gjithë të pranishmit e panë të gjallë të merrte
me dorën e majtë kokën e tij sepse me të djathtën shtrëngonte një kryq. Ai udhëtoi mbi kalë deri në kishën që kishte ndërtuar vetë dhe që ishte vendi ku sot ngrihet manastiri me emrin e tij në Shijon të Elbasanit. Dhe aty mbeti.
Kjo ka ndodhur më 22 maj të vitit 1015.
Çfarë e bëri të shenjtërohej fill pas vdekjes? Dhe pse martirizimi dhe kultizimi i tij u krye të tokat shqiptare?
Qe pikërisht kryengritja kundër bullgarëve, martirizimi i Gjon Vladimirit, e cila bëri që shqiptarët në Krajë, në Ulqin e më gjerë ta cilësonin princin Gjon një martir për lirinë e tyre. Por Gjon Vladimiri ishte dhe një princ që me ndikimin e tij përhapi frymën ortodokse pikërisht në ato vite të trazuara përplasjesh mes Romës dhe Konstandinopojës, gjë që u reflektua me ndarjen e dy kishave pak kohë më vonë, pikërisht në vitin 1054. Qenë shqiptarët të cilët pa asnjë akt zyrtar kanunizues e shpallën Gjon Vladimirin një shenjtor të madh.
Në studimin e tij albanologu i njohur Milan Shuflai shkruan se kulti
|
Kisha e Virgjereshes Mari, Kraje |
i Gjon Vladimirit përbën një nga legjendat më të mëdha dhe më të rëndësishme të krishtera për gjithë Ballkanin. Ky kult ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, brenda për brenda mjedisit shqiptar e megjithatë është nderuar edhe nga sllavët e Jugut.”
Në këtë dokumentar hidhen edhe hipotezat bindëse se varri i pagjetur deri më sot i princit Karl Topia ndodhet pikërisht në Manastirin e Shën Johanit (Shën Gjonit), në Shijon të Elbasanit, por për të vërtetuar këtë, pikërisht këtu duhen bërë gërmime arkeologjike.
Producent FERDINAND SULAJ Skenari LEONARD VEIZI
Kamera EDMOND MUKAJ
Montazhi ERVIN ÇOBAJ Miksazhi ERMAL BARDHI
Narrator REDVIS MAZI
Konsulent DORIAN KOÇI Realizimi KLITON NESTUR
Falenderojmë:
MELSI LABI, RESHAT GEGA, DORIAN KOÇI, At IRINE GEGA,
ERMAL BAZE, ERILDA SELAJ, ANDREA LLUKANI, SPARTAK PAJA
© Prodhim i Drejtorisë së Programeve Satelitore, RTSH 2016