24 Prill 2025

Në qendër të Tiranës, ngrihet një nga kullat më luksoze të qytetit, “Syri i Tiranës”. Kullë e cila po ndërtohet nga Armand Lilo, i shumëpërfolur për lidhjet e tij me socialistin Fatmir Xhafaj.

Por pak e dinë se mbi çfarë trualli është ndërtuar kjo ndërtesë: mbi pronën vakëf të Komunitetit Mysliman Shqiptar, një pronë e shenjtëruar dhe e paprekshme sipas Kushtetutës, ligjeve kombëtare dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut

Një skemë e qartë uzurpimi – e firmosur nga njerëz me pushtet

Në qendër të këtij skandali del emri i Mirlinda Xhaferrit, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka pasur një rol kyç në legalizimin dhe më pas në shitjen e kësaj prone vakëf.

DOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda Heidorn

Mirlinda Xhaferri

Me bashkëpunëtorë të paidentifikuar brenda institucioneve, prona me nr. 221, datë 20.03.1919, që i përkiste vakëfit të xhamisë së Karapicit është tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

DOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda Heidorn

Ligji është i qartë, por gjykatat nuk duan ta shohin.

Neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe Protokolli nr. 1 i KEDNJ-së e mbrojnë qartësisht pronën private dhe fetare nga uzurpimi. Por vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, në kundërshtim me çdo provë arkivore dhe statut të Komunitetit Mysliman të vitit 1929, i dha të drejtë legalizimit të pronës së tjetërsuar.

DOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda Heidorn

Gjykata u bazua në një interpretim të rremë të nenit 40 të Statutit të Komunitetit Mysliman, duke anashkaluar plotësisht faktin se vakëfet e teqeve nuk administrohen nga shteti, por nga vetë komunitetet.

DOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda HeidornDOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda Heidorn

Provat që nuk mund të injorohen

Në një dokument të arkivit shtetëror (A.Q.Sh., Fondi 882, Dosja 20), prona në fjalë nuk rezulton asnjëherë si pjesë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, por si truall varrezash vakëf që nga viti 1919.

Për më tepër:

Në regjistrin e hipotekës figuron si “Varrezat e Jevgjve”.

Në një tjetër regjistrim është shënuar si vakëf i “Xhamisë Sheh Zeles”.

Në një tjetër, kjo pronë sipas tapisë 221, dt. 20.3.1919 rezultojnë varrezat e Adem Idrizit, e shtetëzuar më pas.

DOKUMENTET/ Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda Heidorn

Të gjitha këto prova janë shkruar me dorë në dokumente zyrtare arkivore, por janë injoruar nga gjyqtarët dhe noterët që kanë mundësuar legalizimin dhe ndërtimin.

Një pasuri kolektive e shndërruar në beton

Ajo që dikur ishte një truall fetar dhe historik, është shndërruar sot në një aset milionash, duke i hequr komunitetit mysliman jo vetëm një pronë, por edhe një pjesë të identitetit dhe trashëgimisë së tij kulturore.

Kjo ndodh ndërkohë që prokuroria dhe SPAK-u heshtin.

Thirrje për drejtësi

Ky nuk është një rast i zakonshëm. Bëhet fjalë për një grabitje të organizuar, të mbështetur nga zyrtarë, noterë, dhe gjykatës të korruptuar. Emri i Mirlinda Heirdon (Xhaferrit) është vetëm maja e ajsbergut të një rrjeti që duhet hetuar pa kompromis. /Marrë nga “CNA.al”