DOKUMENTET për aferën e rëndë në vend: – Rama ka firmosur 2 herë dhe Ahmetaj…
DOKUMENTET për aferën e rëndë në vend: – Rama ka firmosur 2 herë dhe Ahmetaj…
17 SHKURT 2022
Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se firma e kryeministrit Edi Rama është në dy dokumente për inceneratorët. Berisha tha se Rama ka dhënë bonus kompanisë së tij.
Ndër të tjera, Berisha u shpreh se në aferën e inceneratorëve ka gisht Rama, Veliaj Ahmetaj e shumë të tjerë.
‘Ka shumë që thonë se ai nuk ka firmos, ja ku i kam unë dy, është këmbëkryq mbi inceneratorët. i ka dhënë bonus kompanisë së tij që donte të fitonte, ja ku është firma e tij, ka një vend tjetër për fondet buxhetore për kompaninë e tij të djegësve.
I pari i të parëve në këtë aferë është Rama, pas tij është Veliaj e më pas Ahmetaj dhe të tjerë, ministri Koka dhe të tjerë.‘- tha Berisha.
Gazeta Sot