Dokumenti ekskluziv/ Si u fik radari i Sazanit në maj 2015 që Habilajt të transportonin drogën në Itali

Dokumenti i Prokurorisë lidhur me fikjen e radarit

Peshkarexha “Fatima”

Duhet theksuar se peshkarexha në fjalë që ka kaluar në 6 maj është “Fatima”, anija ku prokuroria italiane ka bërë përgjimet që vërtetonin lidhjet e Habilajve me policinë shqiptare që nuk e shqetësonte bandën të ngarkonte thasët me cannabis në bregdetin e Dhërmiut. Ky fakt vërtetohet nga një deponim I një italiani të pyetur nga prokuroria italiane, I cili ka njohur pjesëtarët e bandës së Habilajve si bashkëpunëtorë të pronarit të peshkarexhës që merrte drogën nga Shqipëria.

“Gjithashtu rezulton deklarimi i Antonio Riela, dhënë në datën 24 janar 2018, si person nën hetim ose i hetuar për një krim të lidhur me të, i cili krahas njoftimit për bizhutë e blera nga Moisiu, njoftoi për mbështetjen e siguruara nga ky i fundit, tek një person i rëndësishëm në Shqipëri dhe për faktin e kryerjes së trafikimit me peshkarexhë në vitin 2015, e rezultuar peshkarexha “Fatima”…Gjatë pyetjes, personi nën hetim ju paraqit një album me njëzet e pesë fotografi, përgatitur nga Guardia Di Finanza. Njohu ndërmjet tyre, Sabi Çelaj, shqiptari që shkonte tek ai së bashku me Moisiun për të marrë paratë, Maridian Sulajn që shkonte tek ai për të dërguar lajmet e marra nga Moisiu në lidhje me lëndën narkotike, Rosario Giuliano, pronari i peshkarezhës që, në maj të 2015, u ofrua për të kryer transportin e lëndës narkotike dhe të armëve.”

s.k.