Dokumenti/ “Miratimi ndërkombëtar i zgjedhjeve të vitit 1945 pa opozitë”- Studiuesi Aurel Plasari: I përcaktuan Shqipërisë diktaturën. –

 27 qershor 2019

A do t’i miratojnë ndërkombëtarët votimet e së dielës pa pjesëmarrjen e opozitës? Ende nuk dihet, por në të shkuarën ka edhe shembuj të tillë.

Për shembull në vitin 1945, amerikanët dhe jo vetëm miratuan zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri.

Studiuesi Aurel Plasari ka publikuar një dokument sipas të cilit. kreut i misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs i dërgon një dokument Departamentit të Shtetit.

Postimi i plotë i Plasarit:

Mbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë.

Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

 

Burimi: Archives of the United States in Washington, 59/6865/875.00/12-1145.

fb a.p.

Gazeta Panorama