Dokumenti ne Fletoren Zyrtare: – Bledi Çuçi nis pushimet, ministri nga Kosova ‘shuan’ flakët në Kalimash.
Dokumenti ne Fletoren Zyrtare: – Bledi Çuçi nis pushimet, ministri nga Kosova ‘shuan’ flakët në Kalimash.
10 GUSHT 2021
Por edhe pse situata paraqitet e rëndë edhe në Shqipëri, me disa vatra aktive nga veriu në jug, qëndrimi i politikanëve tanë nuk është i njëjti.
Situata kritike nuk e ka penguar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi që të marrë pushimet, ndërsa vendi digjet nga flakët.
Sipas një vendimi (shih më larte), ministri Çuçi ka marrë leje 18 ditë, ndërsa kompetencat ia ka kaluar zv.ministrit të Brendshëm.
Në urdhër, thuhet se nga data 2 deri më 20 gusht 2021, Ministria e Brendshme po drejtohet e do të drejtohet me çdo kompetencë, nga Zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila
Ministri kosovar “zbarkon” në Shqipëri
Por ndërsa ministri Çuçi ndodhet me pushime, homologu i tij nga Kosova, Xhelal Zveçla, jo vetëm që ka ofruar ndihmë për Shqipërinë, por ka zbritur vetë në terren për shuarjen e flakëve.
Teksa tuneli i Kalimashit rrezikohej seriozisht nga flakët, bashkë me disa zjarrfikës nga Kosova, ministri kosovar iu është bashkuar forcave shqiptare dhe ka asistuar në shuarjen e flakëve gjatë natës së kaluar.
Gazeta SHQIP