Dokumenti që po ‘çmend’ botën/ Banka Botërore e parashikoi Covid 19 që në 2018, te dhena edhe per Shqipërinë
Dokumenti që po ‘çmend’ botën/ Banka Botërore e parashikoi Covid 19 që në 2018, te dhena edhe per Shqipërinë
7 SHTATOR 2020
Në një kohë kur Covid 19 ka gjunjëzuar ekonomitë e vendeve më të zhvilluara të botës, dhe ka shkaktuar më shumë se 884 mijë viktima në mbarë globin e mbi 27 milionë persona të prekur, në rrjet nuk mungojnë teoritë konspirative, se qarqe të caktuara ishin në dijeni të koronavirusit përpara se ai të shfaqej në Whan në fundin e vitit të kaluar.
Së fundi mediat në Britani kanë zbuluar se në faqen zyrtare të Bankës Botërore ekziston një dokument që tregon se ky institucion financiar kishte parashikuar pajisje për testimin dhe diagnostifikimin e Covid-19 që në vitin 2018, të paktën një vit para shfaqjes së pandemisë në Kinë, gjë që ka shtuar zërat dhe teoritë konspirative.
Në dokument janë të gjitha shtetet e tarifat përkatëse për instrumentet dhe aparatet e testit diagnostik COVID-19 mes të cilave nuk mungon edhe Shqipëria. Fakti është bërë publik fillimisht nga britaniku Davic Icke, i cili thekson se pas denoncimit llogaria e tij në Twitter është e pezulluar prej një jave.
Çfarë shkruhet në ndarjen për Shqipërinë: Tarifat e aplikuara për importet e instrumenteve dhe aparateve të Testit Diagnostik COVID-19 nga Shqipëria sipas vendeve
Viti: 2018
Informacione shtesë mbi produktin: Covid-19 kite testi e diagnostifikimi, aparate të përdorura në testimin diagnostifikues
Kategoria: Paketat e testeve COVID-19 / Instrumentet, aparatet e përdorura në testimin diagnostifikues.
Tabela ka të dhëna nga TRAJNAT UNCTAD për tarifën e kombit më të favorizuar (MFN) dhe tarifën e aplikuar të zbatuar nga Shqipëria për importet e instrumenteve dhe aparateve të testit diagnostik COVID-19 nga vende të ndryshme. MFN dhe Tarifa e Aplikuar janë dhënë për të dy mallrat e tregtuara dhe ato të patregtuara.
Gazeta Shqip