17 Shkurt 2024

Policia ruse vazhdoi të ndalonte protestuesit në Shën Petersburg që dolën në rrugë pasi kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u raportua i vdekur.

Navalny, kundërshtari më i frikshëm i presidentit rus Vladimir Putin, u rrëzua dhe vdiq të premten pas një shëtitjeje në koloninë penale të Arktikut “Ujku Polar”, ku po vuante një dënim prej tre dekadash burg, tha shërbimi rus i burgut.

Vdekja e Navalny-t, një ish-avokat 47-vjeçar, i heq opozitës ruse një nga liderët më të guximshëm dhe karizmatik, ndërsa Putini përgatitet për një zgjedhje që do ta mbajë ish-spiunin e KGB-së në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Navalny u bë i njohur më shumë se një dekadë më parë duke folur publikisht – dhe duke dokumentuar – atë që ai tha se ishte korrupsioni dhe pasuria e madhe mes “mashtruesve dhe hajdutëve” që drejtuan Rusinë e Putinit. Njerëzit në qytete të ndryshme sollën lule në monumentet e viktimave të represionit politik.

Balkanweb