“Doli fjala jote…”/ Shkullaku i’a thotë në sy Shalsit: – Ti e the që do…
10 Shtator 2024
Deputeti i PS, Eduard Shalsi, ka qenë i ftuar në një emision televiziv , ku ka debatuar me analistin Armand Shkullaku, për pushtetin e ushtruar nga socialistët në këto 11 vite.
Pjesë nga biseda:
Armand Shkullaku: Ti e the atë, që “ne do vjedhim por jo si këta”! Doli fjala jote…
Eduard Shalsi: E kam thënë dhe mund ta përsëris sa të duash. Unë nuk kam qenë naiv Shkullak që të mendoj se me ardhjen e PS në pushtet merr fund korrupsioni dhe vjedhja dhe ajo që kam thënë ka qenë një bindje e imja, që do të hapim një kapitull të ri. Ky kapitull është përmbysja e një sistemi dhe ngritja e një sistemi, që për herë të parë ndëshkon individë të paprekshëm. Imagjino një SPAK në vitin 2006, 2008 dhe 2010!
Armand Shkullaku: Larg qoftë!
Eduard Shalsi: Ju duket rastësi që SPAK ka mbështetje ndër shqiptarë?
Armand Shkullaku: Edi Rama dhe SPAK e kanë gjithnjë e më të madhe mbështetjen.
Eduard Shalsi: Vetë e ngritën sistemin dhe mos pretendoni që këtu të ndodhin procese që do ta bëjnë papritur, se përmendi Tela raportin e OSBE. Ka shembuj edhe në vende të zhvilluara. Ke rastin e SHBA në zgjedhjet e kaluara.
Armand Shkullaku: Po, po, në Australi skandal fare zgjedhjet.
Andi Tela: Gjithë administrata në funksion të votave, kemi vetëm një kandidat për kryetar bashkie të dënuar.
Eduard Shalsi: Ka disa indikatorë të pranuar botërisht që gjykojnë.