Doli në përgjimet e Bild, reagon Saimir Tahiri: Ndjesë për fjalorin. –
Doli në përgjimet e Bild, reagon Saimir Tahiri: Ndjesë për fjalorin. –
20 qershor, 2019
Një ditë pasi rezultoi i përfshirë në përgjimet e Bild, ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar përmes një statusi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Ndjesë çdo qytetari për fjalorin aspak të përshtatshëm që u dëgjua në një bisëde private ku merrja pjesë.
Shumë nga këta që bëjne moral në politikë, media e portale, fjalorin e atillë e shumë me tepër se aq e kanë të shkruar në ballë në vendime qeverise, në akte publike a sjellje të përditshme, përsëri c’u degjua prej meje nuk përputhet kërkund me vlerat që duhet të tregojmë, qoftë edhe në jetën a bisedat private.
Përpos kësaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo çdo lloj manipulim tjetër. E po kështu asnjë veprim i imi, në një fushatë si ajo e Dibrës ku nuk kam marrë pjesë asnjë dite, në cilëndo mënyrë.
Perkundrazi, agresoret e atëhershem me armë në brez edhe në zgjedhjet e Dibrës, sot kanë veshur lekurë qingji.
Ndaj mos harro kurrë! Ata që bëjnë moral sot, të kanë vrarë shpirtin e trupin dje! Ata që bërtasin sot për moral, të kanë vjedhur në xhep dje.
Ata dje e skuthat sot, duan ende të të vrasin shpirtin e të të vjedhin keq e me keq, bashkë me të ardhmen e femijëve!
Ndjesë sinqerisht për fjalorin!”
Gazeta dita