Doli nga shtypi romani “Zogjtë e qyqes “, i autorit Gani Mehmetaj fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2021

13 PRILL 2021

Kohë më parë Doli nga shtypi romani “Zogjtë e qyqes “, i autorit Gani Mehmetaj fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2021.

Librin mund ta gjeni në libraritë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Botoi Uetpress.

“Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve.

Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme, si edhe shpërfaqja e tyre dinamike. Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, dashurinë e pa realizuar  që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Gazeta Bota Sot