Doli pozitiv me Covid-19/ Donald Trump shtrohet në spital

2 TETOR 2020

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është dërguar në spital më pak se 24 orë pasi rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

Ai u transportua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Që nga mëngjesi Trump ka patur ethe, ndaj mjekët i kanë rekomanduar që të kryejë një kontroll më të detajuar në këtë spital ushtarak.

Ndërkohë bashkëshortja e Trump ka vetëm një kollë të lehtë dhe pak dhimbje koke, ndërsa pjesa tjetër e familjes ka rezultuar negative në testet për koronavirus.

Gazeta Sot