11 Mars 2025

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar me Donald Trump Jr. , djalin e presidentit amerikan Donald Trump.

Vetë kreu i shtetit serb ka dhënë detaje nga takimi me Trump Jr.

“Një bisedë e përzemërt me Donald Trump Jr., djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

    Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, thuhet në një postim në llogarinë zyrtare të Vuçiç në Instagram.

    Trump Jr. ka qenë në Beograd në shtator të vitit 2024, kur ka diskutuar me një grup biznesmenësh nga Serbia për investimet potenciale në kryeqytetin serb.

    Ndërsa dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka nisur një projekt biznesi në Beograd.

    Me kompaninë e tij është nënshkruar një kontratë në maj të vitit 2024 për të ndërtuar një kompleks biznesor dhe rezidencial në vendin ku ndodhej godina e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i shkatërruar nga bombardimet e NATO-s më 1999, pas masakrave të ushtrisë serbe në Kosovë.