Donald Trump nuk e përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e Gazës. – Ja deklarata e Presidentit të SHBA
11 Dhjetor 2025
Presidenti Donald Trump është pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pas takimit kokë më kokë me mbretin e Jordanisë për planin e shpërnguljes së palestinezëve nga Gaza.
I pyetur nëse ka pasur bisedime në lidhje me vendosjen e palestinezëve të Gazës në shtete të tjera veç Jordanisë dhe Egjiptit, mes tyre Shqipëria dhe Indonezia, Trump u përgjigj “po sigurisht”.
Ai shtoi se ka pasur edhe shumë shtete të tjera që kanë dashur të përfshihen, ndërsa tha se ka shumë njerëz, mes tyre edhe mbreti i Jordanisë që duan të ndihmojnë në strehimin e palestinezëve të Gazës.
Nga ana tjetër Mbreti i Jordanisë thotë më pas se ka dijeni se edhe vende Evropiane duan të përfshihen në këtë operacion.
Pjesë nga konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë:
Pyetje: A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit dhe Jordanisë, si Shqipëria apo Indonezia, vende të tjera?
Donald Trump: Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen. Ka shumë njerëz që duan të përfshihen. Ka një sens dëshire për të ndihmuar palestinezët. Ka shumë vende të mira, njerëz që drejtojnë këto vende me zemra të mëdha dhe ky zotëria këtu është në krye të listës.
Pyetje: Nëse ata nuk duan të ikin, si do i detyroni zoti President?
Donald Trump: Ata do të jenë shumë të lumtur
Pyetje: Madhëria juaj, a duhet të presim që Jordania të përgjigjet me një përgjigje të përbashkët nga vendet arabe?
Mbreti Abdullah i Jordanisë: Përgjigja do jetë nga shumë vende, arabe dhe ndërkombëtare. Di që evropianët duan të përfshihen.