Donald Tusk dënon shembjen e Teatrit Kombëtar: Kundër vlerave evropiane
Donald Tusk dënon shembjen e Teatrit Kombëtar: Kundër vlerave evropiane
18 Maji 2020
Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka dënuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, pasi sipas tij është një akt që shkon kundër vlerave evropiane.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Tusk e cilësoi të papranueshme përdorimin e dhunës ndaj shoqërisë civile, artistëve dhe qytetarëve
“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent.
Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë.
Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë.”
Nga: LAJMI FUNDIT.Al