Doni te infektoheni me Covid: – Ministria e Shendetesise ju krijon mundesine dhe  …

19 KORRIK 2020

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit është gjobitur një pronar lokali për arsye se ka organizuar një dasëm. Sipas policisë pronari i lokalit ka shkelur VKM për grumbullimet e njerëzve. Zbatimi i ligjit është detyrë parësore e policisë dhe është normale përderisa ekziston një VKM që ndalon aktivitetet me grumbullime.

Por a i ka sytë në ballë policia e Shtetit të shikojë se ç’ndodh në jug të vendit ku lokalet e natës janë kthyer qendra grumbullimesh kku jo vetëm nuk respektohet mbajtja e maskave por as distancimi social. Mjafton të shkoni në Jalë, Dhërmi apo dhe në Saradë dhe do shihet që funksionon antiligji që nga mosrespektimi i masave anticovid por edhe kemi të bëjmë me një parajsë fiskale ku çmimet kanë kaluar majat dhe faturat nuk ekzistojnë.

Ministrja e Shëndetësisë të lërë videot skandaloze me të sëmurët por të bllokojë këto qendra të sigurta epidemie. Në fakt pandemia po kthehet në biznes për bizneset që mbështetn nga grupimi qeveritar. Kush bën dasëm penalizohet dhe kush shkel ligjin ditën dhe natën në lokalet e mbrojtura nga pushteti nuk i hyn gjemb në këmbë.

FacebookWhatsAppTwitterEmail