Dopingu i Edi Ramës. …
Dopingu i Edi Ramës. …
– 05/05/21
Në një garë atletike, arritja e rilindjes dhe bosit të saj i ngjan atyre sukseseve që marrin në fillim shumë vemendje, tam-tame e fanfare, por më pas nisin e vihen në dyshim dhe zbehen, kur kërkohet të bëhet analiza e dopingut.
Edi Rama sipas të dhënave të dala nga numërimi i votave ka dalë fitues në garën e 25 Prillit, por krejt ndryshe nga një ngadhënjyes, atij nuk i dallohen shenja lumturie, përkundrazi ka në portret nuancat e një njeriu në hall.
Eshtë e qartë se kjo medalje e dyshimtë rëndon shumë, dhe sjell jo pak përgjegjësi.
Në një garë atletike, arritja e rilindjes dhe bosit të saj i ngjan atyre sukseseve që marrin në fillim shumë vemendje, tam-tame e fanfare, por më pas nisin e vihen në dyshim dhe zbehen, kur kërkohet të bëhet analiza e dopingut.
, e gjitha kthehet mbrapsht, kthehet në makth. Dhe ka jo pak penalitete.
Padyshim e njëjta gjë ka ndodhur edhe me votimet e 25 prillit.
Eshtë konsumuar dhe është vënë në zbatim çdo instrument ilegal, i errët, kriminal.
Aq sa, akuza sot ndaj qeverisë dhe rilindjes, për përdorim në fushatë të burimeve shtetërore, për shfrytëzimin e të dhënave personale, duken si qendisma, në krahasim me brutalitetin e ndërhyrjes së bandave, apo me makutërinë e pacipësinë e blerjes së votave në një situatë ku gati gjysma e popullsisë janë në varfëri ekstreme.
Nëse këtyre zgjedhjeve, organizmat që e kanë për detyrë, do t’i bënin analizën e duhur, do të gjenin jo gjurmë të dopingut, por mbidoza që do të skandalizonin botën.
Një shqyrtim i tillë do t’i shërbente vendit, do t’i shërbente të ardhmes së Shqipërisë.
Njohja e një trofeu, e një medalje si kjo, përveçse e padrejtë, thellon krizën në vend dhe legjitimon të keqen, të paligjshmen, e po ashtu është një minë me sahat mbi stabilitetin dhe bashkëjetesën.
Një trofe i rremë, i vjedhur, i blerë, i marrë me forcë i shërben vetëm atyre që duan të ruajnë privilegjet. Kastës së korruptuar.
E vërteta e zgjedhjeve, një skaner i plotë i tyre, vlerësimi me objektivitet dhe pasja në konsideratë e standarteve që ato duhet të plotësojnë, janë në favor të shumicës dhe interesi kombëtar.
Gazeta Mapo