Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i Berishës: Bashkimi i demokratëve përparësi e PD

21 Mars 2022

Basha jep dorëheqjen nga kreu i PD, vjen reagimi i Sali Berishës: Përparësi bashkimi i demokratëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shktuan se bashkimi i demokratëve tashmë është përparësia e PD.

Sipas tij rruga e vetme që sjellë bashkimin e demokratëve është rikthimi te vota e lirë.

Basha u dorëhoq si kryetar i PD, ja deputetët që bojkotuan mbledhjen

Sali Berisha: Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!

Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.

Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! Sb

Nga OraNews