Dorëheqja e bujshme e Gledis Nanos, ja kush është emri që do të vihet në krye të Policisë së Shtetit
29 Gusht 2022
Nga: Gazeta Sot
Muhamet Rrumbullaku është drejtori i ri i Policisë së Përgjithshme. Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurta ku më herët u mësua se Rrumbullaku kishte shkuar në ambientet e Kryeministrisë.
Ndërkohë që pritet edhe një reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Brendshme apo të qeverisë me emërimin e ri.
Muhamet Rumbullaku pason në këtë detyrë Gledis Nanon, largimin e të cilit ende nuk është konfirmuar nga institucionet shtetërore.
Rrumbullaku deri më tani mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Rrumbullaku ka një karrierë 29-vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ka mbajtur postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Tiranës e disa qarqe të tjera.
Gjatë 3 viteve të fundit, ai ka drejtuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) duke orientuar punën për shndërrimin e këtij institucioni në nivelet e një institucioni bashkëkohor dhe me standardet më të larta europiane, punë e cila kulmon me miratimin në Kuvend të ligjit nr. 128/2021, i cili i hapi rrugë krijimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.