Dorëheqja e gjyqtares së Kushtetueses nga presioni i Ramës apo Berishës? – Analistët ngrenë hipotezat
20 Shtator 2024
Dorëheqja e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Elona Toska është bërë pjesë e Debatit në një emision televiziv me analistët Martin Leka, Plator Nesturi, Erald Kapri dhe Bledian Koka. Edhe pse motiv të dorëheqjes, gjyqtarja parashtron arsyet personale, analistët ngrenë dyshime dhe hipoteza, në një kohë kur ky vendim vjen pas injorimit nga parlamenti të kësaj gjykate për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, por edhe në një kohë që kjo gjykatë pritet të marrë një vendim për lirimin e Sali Berishës.
Për Kokën, kjo dorëheqje krijon vakancë në vendimmarrje, ndërsa e akuzon atë si rreshtere të mazhorancës për vendimet në Gjykatën Kushtetuese.
“Duhet kuptuar nëse kjo dorëheqje krijon vakancë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Cilat janë çështjet që ka Gjykata Kushtetuese në këto kohë. Nuk mendoj që ka lidhje me dinjitetin, se dinjiteti vihet në vend duke votuar jo larguar dhe ajo ka qenë në të gjitha rastet shtere e mashorancës. Një nga vendimmarrjet e rëndësishme është çështja e kërkesës së avokatit Berisha për lirimin e tij. Nëse Gjykata Kushtetuese reflekton gabimin në nisje të kësaj çështjeje, ishte një gjykatë që rrëzoi veten”.
Për Kaprin, Gjykata Kushtetuese ka humbur besueshmërinë, ndërsa nuk i beson arsyet personale të dorëheqjes së gjyqtares.
“Gjykata Kushtetuese ka humbur besueshmërinë, edhe në aspektin ndërkombëtar. Nuk ka më ambasadorë që t’i vizitojnë, sepse pas vetingut pritshmëria për Gjykatën Kushtetuese ishte e shumëfishtë. U cenua që në fillim kur një gjyqtare u betua te noteri. Por sot nëse zonja të na jepte një shpjegim, do ishte një çlirim i madh për opinionin publik”.
Për Martin Lekën dhe Plator Nesturin dorëheqja e saj në një moment të tillë ngre shumë hipoteza.
“Hipoteza presion nga dikush për të mos marrë pjesë në vendimmarrjen e zotit Berisha. Nëse i referohemi. Mund të jetë arsye personale dhe e justifikueshme. Fakti që janë dy çështje të rëndësishme na lindin hipoteza të reja. Ajo mund të mos jetë dakord me parlamentin që nuk ka zbatuar vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës”, u shpreh Martin Leka.
Nesturi thekson gjithashtu se nëse nga të dy palët do të bënin autogol.
“Kemi deklaratë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, e cila u shpreh qartë ndaj sjelljes së parlamentit që e cilësoi të papranueshme. Edhe ky akt është personal. Ne mund të ngremë shumë hipoteza; i ka bërë trysni Rama apo Berisha? Lidhet me çështjen Xhaçka apo Berisha? Mua nuk më duket fakti i një dorëheqjeje politike. Mendoj se janë shkaqe të tjera, dua t’i qëndroj faktit për arsye personale. Nëse do kishim trysni të dy palët do bënin autogol”.