“Dorëheqja e Veliut nuk bind”. – Analistët komentojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit
“Dorëheqja e Veliut nuk bind”. – Analistët komentojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit
7 TETOR 2021
Andi Bushati tha se Ardi Veliu ishte simbol i injorancës dhe këtu iu referua letrës së dorëheqjes.
Analistët diskutuan këtë të enjte në “Open” dorëheqjen e Ardi Veliut dhe emërimin e Gledis Nanos në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
“Sa më shumë degradon regjimi aq më injorantë rekruton. Kryepolici ishte simbol i injorancës. Në atë tekst thotë unë po largohem për arsye familjare dhe tre radhë më poshtë thotë me zi pres të kaloj me ty prapë Ramës. Aman më jep ndonjë post o beu im. Brenda atyre dy paragrafëve ka një injorancë ulëritëse. Do gruan apo do shefin. Kjo është gjëja që kërcet”, tha ai.
Ndërkohë, Arjon Sulo tha se nuk e bind varianti i dorëheqjes. Sipas tij, Veliu ishte një nga shërbëtorët e Ramës që kur dëshiron i afron dhe në momentin që mbaron punë me të, e largon.
“Është largim nga detyra sepse kur Ardi thotë që janë shkaqe familjare por pas 4 vitesh të thuash papritur që do të rrish pranë familjes, është gënjeshtër që nuk hahet. Kanë gjetur formën që ta largojnë me dorëheqje për të mbyllur cka është bërë mes të dyve. Është një dorëheqje se është fati jo mbi baza të ligjit, por të shërbesës politike. Fati i shërbëtorëve personal, besnik të kryeministrit është afatshkurtër, është gjithmonë në ambient të keq”, tha ai.
Gazeta Shqip