Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat. Kurse në Maqedoni u zotuan se…

19 tetor 2019

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj komentoi vendimin e Zoran Zaev për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ai tha se situatë na Maqedoninë e Veriut nuk ka qenë e njëjte me atë të Shqipërisë, pasi sipas tij Zaev dhe politanët kanë premtuar hapjen e negociatave në mënyrë të pashmangshme.

Ndërkohë që ai shtoi se as ai dhe as kryeministri Rama nuk janë zotuar që suksesi i negociatave do të ishte i garantuar.

 “Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se do hapen negociatat në mënyrë të pashmangshme.

Prandaj përgjegjësia e autoriteteve të elektoratit të tyre është krejt tjetër. Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim.

Sfida jonë ka qenë përkthimi i vendimit  të Komisionit në vendim politik, por ne nuk kemi premtuar suksesin”, tha Cakaj.

Paguam çmimin

Më herët Gent Cakaj tha se se për shkak të marrëdhënieve të Presidentit të Francës, Emanuel Macron me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria po paguan çmimin me mos hapjen e negociatave.

“Për marrëdhëniet e Emanuel Macron me BE-në, Shqipëria po paguan çmim prej saj. Gama e gjerë e problemeve të Shqipërisë nuk duhet të zgjidhen të gjitha për të çelur negociatat me Shqipërisë. Vetingu, lufta kundër korrupsionit, dhe finalizimi i ngritjes së trupave të reja të gjyqësorit. Shqipëria vlerësohet dhe për zvogëlimin e numrit të azilatënve anë e mbanë botës”, tha ai./

 PANORAMA.al