Dorëzohet Donald Trump, e pranon për herë të parë se Joe Biden fitoi zgjedhjet

15 NËNTOR 2020

Presidenti Donald Trump më në fund e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve – ndërsa vazhdon me akuzat për mashtrim masiv të votuesve.

Pas disa ditësh refuzimi për të pranuar se Presidenti i zgjedhur është Joe Biden, presidenti bëri një status në Twitter sot në mëngjes: “Ai fitoi sepse Zgjedhjet u manipuluan”.

Presidenti ka vazhduar të postojë deklarata në mediat sociale dhe madje të shënuara nga platforma si Twitter dhe Facebook për përmbajtjen e informacionit jo të saktë në lidhje me zgjedhjet.

“Washington Post” raporton se Trump në rrethin e ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve ka paralajmëruar se planifikon që sërish të kandidohet në vitin 2024.

Ai jo vetëm që është fytyrë dominuese në partinë e tij, por edhe fytyra e vetme që gjatë mandatit katër vjeçar ka shuar zërat kritikë brenda GOP-it (Partia Republikane apo Grand Old Party).

Gazeta Shqip.