Dorezohet Edi Rama. Heq dore nga peopoganda e llafologjia e “Dialogut”.
Dorezohet Edi Rama. Heq dore nga peopoganda e llafologjia e “Dialogut”.
21 Mars 2022
“Asnjë qeveri nuk i ka respektuar protestat më shumë se unë”, komentet që e “bindën” Ramën të heqë dorë nga replikat! Reagime të shumta në rrjet
Kryeministri Edi Rama vendosi sot të ndërpresë komunikimet virtuale me ndjekësit përmes komenteve në rrjetin social në Facebook, një praktikë kjo e përhershme nga ana e tij për të replikuar me qytetarët.
Ai tha se kishte marrë këtë vendim për shkak të keqkuptimit të madh siç e cilëson kryeministri duke shtuar se komentet e tij janë parë si arrogancë, tallje dhe mungesë respekti.
Por cilat janë komentet e fundit të kryeministrit në rrjetin e tij zyrtar
Pak orë më parë kryeministri ka ndarë në faqen e tij një grafik ku tregohet sipas tij se biznesi i madh në vendin tonë paguan më shumë taksa se vendet e tjera duke shtuar se herë pas here është akuzuar për të kundërtën.
Duke replikuar me një komentues, Rama shprehet se kriza nuk ka lidhje me Shqipërinë, taksat apo qeverinë por me një luftë në mes të Europës.
“Dmth sipas kesaj teorie atje ku biznesi madh taksohet 50% cmimet duhet te ishin ne Himalaje! Jo, nuk funksionon keshtu dhe kjo situate me cmimet dreqi e mori, si nuk duan ta marrin vesh disa, nuk ka lidhje me Shqiperine, me taksat, me qeverine, po me nje lufte ne mes te Europes qe ka goditur tere cmimet e planetit!”, shkruan Rama duke replikuar me një ndjekës i cili thotë se çmimet kanë arritur në stratosferë.
Në një tjetër koment Rama kujton se tatimi dhe TVSH mbi biznesin e vogël në vendin tonë janë zero si në asnjë vend tjetër. “Me fjale pa fakte mund te thuhet jo gjysmen, po as cerekun, mirepo faktet flasin krejt ndryshe dhe kete e tregojne te ardhurat ne buxhet, nderkohe qe tatimi dhe tvsh mbi biznesin e vogel jane ZERO si askund tjeter!”, shkruan ai.
Kreu i qeverisë ka replikuar edhe për protestat duke thënë se ato nuk janë respektuar asnjëherë më shumë se nga shumica që ai drejton. “E kam shpjeguar njeqind here, jo te protestojne qytetaret, sepse protestat askush asnjehere nuk i ka respektuar me shume se sa une dhe kjo shumice, ndersa specifikisht protestat mu ne javen e pare te luftes per te luftuar me qeverine, sapo rane bombat e para, ishin nje turp kombetar i atyre qe dihet se kush jane!”, thotë Rama.
Reagimet e ndjekësve pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama
Vendimi i Ramës ka pasur shumë reagime pas postimit se nuk do ketë më replika në faqen e tij. Një ndjekëse me ironi shkruan se emocionohet nga komunikimi me Ramën edhe pse nuk ka hyrë ende në shtëpinë e saj.
“Sa me emocionon komunikimi me ju, me jep shprese e optimizem per vendin tim,qe bazohet ne vendosmerine tuaj e dashurine per njerezit e per atdheun.
Edhe pse jam nje nga te prekurit nga termeti e akoma nuk kam hyre ne shtepine time,ju peap dhate mundesine e lekeve edhe pse ne kushte te veshtira.Shpresa vdes e fundit e une shpresoj te ju zoti kryeminister qe nje dite do kthehem e te vdes ne vendin tim.Faleminderit”, shkruan ajo.