Dorëzoi mandatin, ish-deputeti i LSI bën deklaratën e papritur për: -Fleckensteinin: Shërbimet e tua të dështuara….-
Dorëzoi mandatin, ish-deputeti i LSI bën deklaratën e papritur për: -Fleckensteinin: Shërbimet e tua të dështuara….-
: 21/02/2019 Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, që dorëzoi mandatin, i është përgjigjur raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili u shpreh në një intervistë për Deutsche Welle se Shqipëria nuk duhet të presë që të vijnë gjithmonë arbitra nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje.
Në një reagim në Facebook, Spahiu shkruan se Shqipëria nuk ka nevojë për Fleckenstein dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.
Reagimi i Plotë:
Për shokun Knut!
—–
Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.
Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.
Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm
BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!
/Agjensia e Lajmeve Sot News/