8 Shkurt 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij përpara mbështetësve demokratë deklaroi se “dosja McGonigal është një arkivol i hapur për kryeministrin Edi Rama”.

Berisha tha se Rama do përfundojë atje ku sot është Mc Gonigal, duke nënkuptuar burgun. Më tej, Berisha theksoi se pas zgjedhjeve “do ta paketojë Ramën”.

Sali Berisha: Dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Ramës. Çdo natë i del në ëndërr ishulli Riker, atje do përfundojë.

Pas zgjedhjeve, do ta paketoj. Të bëjë dënimin, pastaj të kthehet.