Dosjet e ish-sigurimit/ Asambleja e KE vendos hartimin e rezolutës për të drejtën e informimit mbi dokumentat historike
11 Tetor 2022
“… për transparencën e plotë lidhur me dosjet e ish sigurimit të shtetit dhe moslejimit të personave bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit diktatorial, për të qenë pjesë e jetës publike e politike në Shqipëri”.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur hartimin e një raporti dhe diskutimin e një rezolute për të drejtën e informimit mbi dokumentet historikë me fokus ish regjimet autoritare.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore Klotilda Bushka, e cila ka njoftuar gjithashtu se është caktuar edhe si raportere për këtë raport dhe rezolutë.
Qëllimi i studimit të Evropës mbi këto çështje, sipas Asamblesë, është që e e vërteta objektive të bëhet transparente dhe mos përsëriten më gabimet e të shkuarës.
Bushka me anë të një postimi në rrjete sociale është shprehur se beson që kjo përgjegjësi dha do i shërbejë, përveç të tjerave, dhe standarteve më të mira për proceset parlamentare që kemi nisur në Kuvend për transparencën e plotë lidhur me dosjet e ish sigurimit të shtetit dhe moslejimit të personave bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit diktatorial, për të qenë pjesë e jetës publike e politike në Shqipëri.
Postimi i Klotilda Bushkës:
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi të hartohet një raport e të diskutohet një rezolutë për të drejtën e informimit mbi dokumentat historikë me fokus ish regjimet autoritare. Asambleja kërkon një studim për Evropën mbi këto çështje dhe hartimin e rekomandimeve për shtetet anëtare, me synim që e vërteta objektive të bëhet transparente dhe mos përsëriten më gabimet e të shkuarës. Jam e nderuar që Komiteti i Çështjeve Ligjore në Asamble vendosi me unanimitet caktimin tim si raportere për këtë raport dhe rezolutë! Besoj fort se kjo përgjegjësi që mu dha do i shërbejë, përveç të tjerave, dhe standarteve më të mira për proceset parlamentare që kemi nisur në Kuvend për transparencën e plotë lidhur me dosjet e ish sigurimit të shtetit dhe moslejimit të personave bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit diktatorial, për të qenë pjesë e jetës publike e politike në Shqipëri.
Gazeta Dita