“Dragoi” 240 milionë vjeçar/ Shkencëtarët zbulojnë fosilin e paprekur në Kinë
23 Shkurt 2024
Një krijesë që daton 240 milionë vite më pare, dhe që është quajtur “dragua” është zbuluar nga shkencëtarët në Kinën Jugore. Kishte mbetur i paprekur në sendimentet e gurëve gëlqerorë.
Zvarraniku ujor, është 5 metra i gjatë gjatë dhe mendohet se o përket periudhës së Triasikut.
Shkencëtarët e quajtën Dragua për shkak të qafës së gjatë.
Fosili i ri u ka mundësuar shkencëtarëve që të shohin anatominë e plotë të kafshës parahistorike.
Dr. Nick Fraser nga Muzeu Komëbtar i Skocisë i cili ishte pjesë e ekipit, tha se është hera e parë që shkencëtarët kanë mundur ta shohin të plotë. Ai e përshkroi si “një kafshë shumë të çuditshme”.
“Kishte gjymtyrë si pendë notimi dhe qafa e tij ishte më e gjatë se sa trupi dhe bishti së bashku”.
Shkencëtari tha se “qafa e gjatë, e përkulshme dhe fleksibël” me 32 vertebra të ndara mund të ketë qenë përparësi për gjuetinë duke i lejuar që të kërkonte ushqim në të çarat e shkëmbinjve nënujorë.
“Zbulimi thjesht i shtohet surprizave të Triasikut. Sa herë që kontrollojmë në këto depozitime, gjejmë diçka të re”, u shpreh Fraser.
Nga Lili Saraçi