Drejt rrënimit kisha e Shën Todrit në Myzeqe, monument kulture por pa asnjë mirëmbajtje. –
Drejt rrënimit kisha e Shën Todrit në Myzeqe, monument kulture por pa asnjë mirëmbajtje. –
Kisha e Shën Todrit mbart në vetvete jo vetëm vlera historike e fetare, por edhe arkitekturore.
Afreskët dhe të gjitha punimet e drurit të ikonostasit janë origjinale dhe unike në llojin e vet.
Kisha e Shën Todrit në Lushnje po shkon drejt rrënimit total. Kisha e Shën Todrit është e regjistruar dhe në fondin e monumenteve të kulturës, herë pas here vizitohet dhe nga eksplorues të huaj dhe studiues për vlerat që ajo mbart
Është kisha më e vjetër në zonën e Myzeqesë dhe daton që në shekullin 13, por ajo po shkon drejtë rrënimit total. Kisha e Shën Todrit në Kadipashaj prej kohesh është në gjendje shumë të keqe infrastrukturore, por pavarësisht situatës që ajo paraqitet askush nuk ka vënë dorë për restaurimin e saj.
Kisha e Shën Todrit është e regjistruar dhe në fondin e monumenteve të kulturs, herë pas here vizitohet dhe nga eksplorues të huaj dhe studiues për vlerat që ajo mbart.
Prifti i kishës së Shën Todrit, Harallamb Llupo duke treguar vlerat e saj bën apel për ndërhyrje urgjente që të ruhen vlerat historike dhe monumentale.
Kisha e Shën Todrit e cila mendohet se është e dyta më e vjetër pas manastirit të Ardenicës mbart në vetvete jo vetëm vlera historike e fetare, por edhe arkitekturore. Afreskët dhe të gjitha punimet e drurit të ikonostasit janë origjinale dhe unike në llojin e vet.
Në periudhen e mesjetës ka shërbyer si manastir e më vonë rreth viteve 1800 si kishë. Ky fakt vërtetohet nga konaqet që kanë shërbyer për bujtësit e manastirit përbri me objektin.
Gazeta Shqiptarja.com