“Drejtësia e mbushur me kunata dhe familjarë të qeverisë”, Balliu denoncon rastin e radhës: Balluku po kap…
10 Janar 2025
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar ditën e sotme emërimin në funksionin e zv.kryetarit të Gjykatës së Apelit, të kunatës së Pamela Qirkos (Ballukut) motrës së zv.kryeministres Belinda Ballukut.
Në një reagim publik, Balliu shprehet me ironi se drejtësia e re përforcohet nga pavarësia nga qeveria.
“Kunata e Ballukut 2, promovohet për pavarësi të drejtësisë nga Balluku 1 dhe 2!
Super drejtësia e re përforcohet nga pavarësia e qeverisë, me familjarët e qeverisë në krye, sot Iliba Bezati është emëruar si nënkryetare e Gjykatës të Apelit.
Bezati është kunata e Pamela Ballukut e cila është kryetarja e Vetingut në shkallën e parë”, thekson demokrati.
Më tej ai shprehet se ministrja e Energjitikes dhe Infrastrukturës me një mal me akuza dhe abuzime, ndihet imune, pasi po mbërthejnë drejtësinë. “Ndërkohë që e motra, Belinda Balluku është zv kryeministre dhe ministre e energjetikes dhe ministre e infrastruktures me një mal me akuza për korrupsion. Sa e pavarur është drejtësia ndaj Ballulkut kur familjarët e saj vendosin se kush e kalon e kush jo vetingun.
Sa e pavarur është kjo drejtësia kur shikon se drejtësia është e mbushur me Ballukët e qeverisë dhe kunatat e pushtetit. Kjo është arsyeja pse ne kemi kilometrin më të shtrenjte në botë, me standardet më të ultë dhe përgjegjësia është ZERO. Sepse ministrja ndjehet imune, pas mbërthimit që i bën drejtësisë”- shprehet ai
REAGIMI I KLEVIS BALLIUT
Kunata e Ballukut 2, promovohet për pavarësi të drejtësisë nga Balluku 1 dhe 2! Super drejtësia e re përforcohet nga pavarësia e qeverisë, me familjarët e qeverisë në krye, sot Iliba Bezati është emëruar si nënkryetare e Gjykatës të Apelit.
Bezati është kunata e Pamela Ballukut e cila është kryetarja e Vetingut në shkallën e parë. Ndërkohë që e motra, Belinda Balluku është zv kryeministre dhe ministre e energjetikes dhe ministre e infrastruktures me një mal me akuza për korrupsion.
Sa e pavarur është drejtësia ndaj Ballulkut kur familjarët e saj vendosin se kush e kalon e kush jo vetingun. Sa e pavarur është kjo drejtësia kur shikon se drejtësia është e mbushur me Ballukët e qeverisë dhe kunatat e pushtetit.
Kjo është arsyeja pse ne kemi kilometrin më të shtrenjte në botë, me standardet më të ultë dhe përgjegjësia është ZERO.
Sepse ministrja ndjehet imune, pas mbërthimit që i bën drejtësisë.