Drejton financat tona, por ministrja dikur ishte menaxhere bankash në zonat ‘offshore’. –
Drejton financat tona, por ministrja dikur ishte menaxhere bankash në zonat ‘offshore’. –
22 Korrik 2019
Nga Gazeta Shqip
Që prej muajit dhjetor, Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejtohet nga Anila Denaj. Ajo u zgjodh në këtë post nga kryeministri Edi Rama, pas shkarkimit të Arben Ahmetajt.
Por, ministrja në fjalë zotëron një pasuri të deklaruar, 6 herë më të madhe se ish-ministri Arben Ahmetaj dhe 38 herë më të madhe se çifti kryeministror “Rama”.
Ajo thotë se këto pasuri i ka siguruar nga paga e saj, nga disa shpërblime të “Soros” dhe shumicën, nga aktiviteti privat i bashkëshortit Nektar Kume, emri i të cilit, deri para 8 muajsh, figuronte në listën e zezë të tatimeve e zyrave përmbarimore, për biznese pa licencë e evazion fiskal.
Sipas formularit të dekriminalizimit që ka bërë Anila Denaj, rezulton se ministrja e re e Ekonomi-Financave është një ish-drejtuese, konsulente dhe ish-menazhere bankash offshore në Bolivi, Ekuador, Salvador e Mozambik.