9 Nentor 2024

Berisha deklaroi se në krye të Drejtorisë së Policisë së Tiranës do të emërohet një ndër efektivët që mori pjesë në arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

“Së pari, pa një qeveri teknike, Edi Rama, i cili ka kryer krime ndër më të rëndat, së bashku me familjarët e tij, nuk do pranojë kurrë të dorëzojë pushtetin.

Edi Rama bën gjithçka që të shtrëngojë radhët me persona të lidhur këmbë e krye me krimin, ndaj ai emëroi ministër të Brendshëm ushtarin e Troplinëve, emëroi ushtarin e Çelëve drejtor të përgjithshëm të policisë, po do emërojë këto ditë drejtor të Tiranës, narkobanditin që zvarriti Ilir Metën, ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e parlamentit në një akt të pashembullt as në diktatura, publikisht me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Dumanit.

Pra, jashtë çdo lloj dyshimi se kjo qeveri, se Edi Rama do largohet me votë apo me vullnetin e tij. Atëherë mbetet zgjidhje e vetme krijimi i i qeverisë teknike. A mund të krijohet? Absolutisht dhe kjo është në dorë të demokratëve. Kur demokratët të angazhohen në një lëvizje të qëndrueshme, në bllokime të qëndrueshme, në protesta të qëndrueshme, në greva të qëndrueshme, Edi Rama nuk mund të rezistojë kurrë.

Nuk ka më forcë që të rezistojë. Le të vijë ta nxjerrë Xhorxh Sorosin apo Aleksin sa të dojë tanimë, Edi Rama është i detyruar të firmosë qeverinë teknike dhe të hapë rrugën për rotacionin e pushtetit”, deklaroi Berisha.