
Drejtoret e Edi Rames ne rradhe tek dera e SPAK. – Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
11 Prill 2025
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Gjyli u paraqit në SPAK edhe në janar, ku sipas burimeve u pyet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.
Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së, i cili përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.
Nga hetimet ka rezultuar se Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.
Edhe drejtori i ri i ARRSH, Gentian Gjyli ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që ai drejton.