29 Dhjetor 2024

Drejtori i policisë gjyqësore federale të Antwerpit ne Belgjike, Yve Driesen, në një intervistë për De Standaard, thotë se nuk është vetëm, Dubai, por edhe Shqipëria një nga vendet ku qëndrojnë bosët që komandojnë trafikun e drogës në Europë. Zyrtari shpjegon se paratë po pastrohen në ndërtim e hoteleri, ndërsa futja e drogës është sofistikuar përmes proceseve kimike, deri në transportin ajror të saj nga vendet e Amerikës Latine. Sky Ecc, thotë drejtori federal, nxori mbi sipërfaqe përbindëshit e krimit të organizuar.

Antwepri në Belgjikë, është i njohur tashmë si porti pritës I kokainës që më tej furnizohet pothuajse gjithë Europa. Yve Driesen, drejtori i policisë gjyqësore federale të Antwerpit, në një intervistë për De Standaard, ndalet tek krerët e grupeve kriminale, për të cilët thotë se shumë prej tyre qëndrojnë në Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi apo Marok. Ai thotë se goditja e sistemeve të koduara të komunikimit nuk mjafton.

‘Po, por kjo nuk mjafton. Pas Encrochat dhe Sky ECC, Ghost dhe Matrix gjithashtu janë plasaritur kohët e fundit. Por ne duhet të aplikojmë edhe teknika të tjera që na lejojnë të kontrollojmë përbindëshin. Kjo duhet të jetë ambicia jonë për vitin 2025. Dhe e gjithë kjo në një kontekst ku burimet financiare janë të kufizuara. Ndër të tjera, ne duam të forcojmë pozicionin tonë të informacionit. Shumë nga objektivat tanë me vlerë të lartë qëndrojnë jashtë vendit, për shembull në Emiratet e Bashkuara Arabe, Marok, Turqi ose Shqipëri. Ne gjithashtu kemi nevojë për më shumë sy dhe veshë në ato vende.’

Zyrtari i policisë gjyqësore gjermane, thotë se statistikat flasin për një rënie të trafikimit të kokainës në përmes Portit të Antwrpit, por çmimet në treg nuk janë rritur, ç’ka nënkupton, se futja e drogës është sofistikuar përmes mjeteve të reja. Ai shkon edhe më tej, kur thekson se këto grupe kriminale, por përdorin edhe transportin ajror për kokainën që vjen kryesisht nga vendet e Amerikës Latine.

‘Ne kemi frikë se trafikantët kanë përshtatur teknikat e tyre. Për shembull, ne shohim se relativisht më pak kokainë vjen nga vendet tradicionale të burimit dhe tranzitit si Kolumbia, Ekuadori dhe Brazili, por më shumë përmes Republikës Domenikane, Perusë dhe vendeve të Afrikës Perëndimore. Duket se trafikantët zgjedhin të dërgojnë kokainën e tyre nga vende, anijet e të cilave janë më pak të shënjestruara në portet tona. Ekziston edhe tendenca për trafik në sasi më të vogla.

Unë gjithashtu mendoj se një pjesë e kokainës po përdor trafikun ajror që të qarkullohet. Dhe pastaj ka edhe përparim teknologjik. Kokaina përpunohet në materiale të tjera duke përdorur procese kimike. Gjithashtu është i përpunuar kimikisht, i cili ndryshon ngjyrën, erën dhe pamjen e tij. Këto përzierje, të quajtura ‘mezclados’, e bëjnë më të vështirë zbulimin e barnave me skaner. Si rezultat, qentë e drogës kanë më pak gjasa të jenë në gjendje të njohin kokainën. Kriminelët janë shumë shpikës, duhet të jemi edhe ne.’

Kujtojmë se një rast i tillë u godit rreth 2 muaj më parë në Shqipëri, ku përmes lëkurave të gjedheve, që ishin nisur nga Republika Domenikane apo Brazili, dyshohet se vinin ngarkesa të mëdha droge, ku 2 venezuelian dhe një kolumbian do shërbenin si ekspert kimik të ndarjes së drogës. 10 persona përfunduan në pranga ndërsa u zbulua magazina e grumbullimit në Mullet, një laborator në Qerekë të Fushë-Krujës dhe 2 ambiente ndihmëse në Tiranë e Durrës.

Sky ECC thotë zyrtari gjerman, na ka lejuar të nxjerrim të gjithë përbindëshin e krimit të organizuar që ishin nën vijën e ujit. Ai ngre shqetësimin se bosët e krimit, po pastrojnë para, qoftë edhe përmes kriptovalutave, në pasuri të patundshme, ndërtim apo në hoteleri. SHBA-të thotë ai kanë ndërmarrë sanksione për ta frenuar investimin e parave të pista, gjë e cila do duhet sugjeron ai të ndodh me patjetër edhe në Europë.