Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Janë rritur ndjeshëm thirrjet nga qytetarët, 751 vetëm për koronavirusin
Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Janë rritur ndjeshëm thirrjet nga qytetarët, 751 vetëm për koronavirusin
09.03.20
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë të ditur se në Shqipëri janë rritur ndjeshëm thirrjet për ndihmë apo shërbim shëndetësor duke theksuar se 751 thirrje janë vetëm për koronavirusin.
Po ashtu ai ka sqaruar edhe rastin me pacientin e parë me koronavirus ku ka thënë se ai u skedua pa iu bërë analizat, pas konfirmimit ai u transportua në kushtet e mbrojtjes tek Spitali Infektiv në Tiranë.
”Të gjitha skedat dhe rastin në fjalë ishin të skeduara. Ne jemi tre institucione që bashkëpunojmë. Rasti ishte i skeduar, ishte marrë tamponi. Ne bëmë ekipin gati në moment dhe pacienti në kushtet e mbrojtjes u transportua tek Spitali Infektiv.
751 thirrje vetëm për koronavirusin. Qytetarët të ndjekin këshillat e mjekëve .Për fatin e mirë 80% e rasteve nuk kanë nevojë për trajtim siç i trajton bota.Nëse kanë simptoma të rënda do i dërgojmë në spitale. ”- tha Skënder Brataj.
Gazeta Shqiptare