“Drejtorin e Vlorës e rrahën brenda zyrës”. Gazetarja nxjerr detajet tronditëse, ja si reagon Artan Lame
“Drejtorin e Vlorës e rrahën brenda zyrës”. Gazetarja nxjerr detajet tronditëse, ja si reagon Artan Lame
8 NËNTOR 2021
Gazetarja Lindita Çela tha se ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është rrahur barbarisht në zyrën e tij.
Ngjarja duket se u pranua edhe nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Pjesë nga debati
Lindita Çela: Drejtori që është arrestuar tani është rrahur keq, po keq ama, në zyrën e tij.
Artan Lame: Ai që u rrah, u rrah. Ta mbajë vetë drurin…
Lindita Çela: U rrah në zyrën e shtetit.
Artan Lame: Këto janë problemet e Vlorës.
Klodian Troci u la në burg nga gjykata, pasi akuzohet për tjetërsim pronash.
Gazeta Sot