Drejtuesja e SHISH paralajmëron: – Shërbimet ruse dhe serbe, qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë! Debatet me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë
17 Korrik 2024
Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë, ndërsa theksoi se ka pasur akuza të pabaza kundrejt SHISH, ndërsa ka shtuar se nuk ka takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit.
Hyseni u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Kreu i SHISH ka folur edhe në lidhje me aktivitetet e shërbimeve ruse dhe serbe, të cilat sipas saj kanë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë.
Ndërkohë ka pasur “përplasje” mes saj dhe deputetëve të opozitës.
“Jeni këtu bazuar në përcaktimin që ju jep Kushtetuta si krye e SHISH apo në bazë të përcaktimit që ju ka bërë kryeministri më 5 shtator 2023 duke ju quajtur si kryedispeçer e Shërbimit Shtetëror të Thashethemeve”, u shpreh deputeti i PD Ferdinant Xhaferri.
Kujtojmë se takimi po mbahet me dyer të mbyllura, për shkak se Hyseni e kërkoi një gjë të tillë në lidhje me natyrën e informacioneve që do të diskutohen.
Gazeta Panorama